Mnuchin: Pas raportit do të ketë sanksione

Amerika

Mnuchin: Pas raportit do të ketë sanksione

Më: 30 janar 2018 Në ora: 20:04
Steven Mnuchin

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, do të synoj imponim të sanksioneve lidhur me raportin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ku identifikohen oligarkët rus, të cilët janë të afërt me Kremlinin, tha sot sekretari i thesarit, Steven Mnuchin.

Në dëshminë para Komitetit bankar të Senatit, Mnuchin tha se administrata nuk ka imponuar sanksione nën legjislacionin e ri për ndëshkimin e Moskës për përzierjen e dyshuar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, pasi e konsideron raportin si hap nismëtar.

“Ko të ketë sanksione që vijnë pas këtij raporti”, tha ai dhe ka shtuar se kjo mund të ndodhë muajin e ardhshëm, raporton Reuters nga Uashingtoni.

Mbrëmë vonë, Departamenti i Thesarit i ka identifikuar bznesmentë kryesorë rusë, përfshirë shefat e dy bankave më të mëdha, pastaj manjatë të metaleve dhe udhëheqësit e kompansië shtetërore të gazit, të cilët i ka vendosur në listën e oligarkëve të afërt me Kremlinin.

Mnuchin tha se në raport ishte një komponentë sekrete, që ishte mandatuar nga legjislacioni i miratuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, në muajin korrik të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat