Mjeku përdhunues dënohet për herë të tretë, tani me 125 vjet burg

Amerika

Mjeku përdhunues dënohet për herë të tretë, tani me 125 vjet burg

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 19:47
Larry Nassar

Ish-mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës së SHBA-ve, Larry Nassar, është dënuar sot me burgim nga 40 deri në 125 vjet.

Nassar u paraqit sot në gjykatën e Michiganit, duke marrë dënimin e tretë dhe të fundit, për abuzimin seksual me gjimnastet femra.

Ky është dënimi i tij i tretë, pasi më parë për të njëjtën akuzë, ai është dënuar deri në 175 vjet, që është dënimi i tij i dytë.

Ai ka marrë më parë edhe një dënim federal me 60 vite burg për pornografi me fëmijë.

Nassar është akuzuar për abuzime seksuale të 265 grave, gjatë gjithë karrierës së tij si mjek. Rreth 140 prej akuzave rrjedhin nga karriera e tij 20-vjeçare si mjek olimpik i ekipit të gjimnastikës së SHBA-ve.

Larry Nassar dëgjoi dhjetëra viktima për disa ditë, kurse javën e kaluar u sulmua nga babai i tre vajzave, të cilat dëshmuan për abuzim seksual nga i akuzuari.

Dënimi i tij i fundit vjen pasi ai u deklarua fajtor të dhunim seksual të atleteve të reja, të cilat kërkonin ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kishin marrë në Twistars.

“Nassar i plaçkiti këto vajza dhe gra dhe në njërën nga më të rëndësishmet njerëzore, ua mori besimin", tha gjykatësja, Janice Cunningham.

Dënimi është kryesisht simbolik, sepse 54-vjeçarit tashmë i është siguruar shpenzimi i jetës së tij në burg, sepse para se të kryejë dy dënimet e fundit, ai duhet të shlyejë dënimin e parë prej 60 vitesh i dënuar për krime kundër pornografisë së fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat