SHBA: Pakistani nuk po ndërmerr hapa “vendimtarë” kundër militantëve

Amerika

SHBA: Pakistani nuk po ndërmerr hapa “vendimtarë” kundër militantëve

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 07:45
John Sullivan

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, John Sullivan, thotë se administrata e presidentit, Donald Trump, deri tash nuk ka parë dëshmi se Pakistani i ka plotësuar kërkesat amerikane për goditje kundër militantëve, që operojnë në këtë vend.

Duke folur dje para Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zëvendës-sekretari amerikan i shtetit, John Sullivan, po ashtu, tha se Uashingtoni mund ta shqyrtojë tërheqjen e suspendimit të ndihmës për siguri për Pakistanin, nëse Islamabadi ndërmerr aksione “të vendosura dhe të qëndrueshme” kundër grupeve ekstremiste, që operojnë në territorin pakistanez.

Në fillim të muajit të kaluar, qeveria amerikane pat shpallur se e suspendon ndihmën e sigurisë për ushtrinë pakistaneze, derisa të ndërmerret “aksion vendimtar” kundër talibanëve afganë dhe rrjetit Hakani, që operojnë në Afganistanin fqinj.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se pezullimi i ndihmës mund ta ketë vlerën deri në 2 miliardë dollarë.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat se i strehon grupet militante, të cilat ndërmarrin sulme në Afganistanin fqinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat