Trump propozon privatizimin e operacioneve amerikane në hapësirë - Bota Sot
Trump propozon privatizimin e operacioneve amerikane në hapësirë

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

Trump propozon privatizimin e operacioneve amerikane në hapësirë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 08:48
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi shndërrimin e operacioneve amerikane në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në biznes privat.

Këto operacione aktualisht drejtohen nga Qeveria e SHBA-së dhe ajo e Rusisë.

Në buxhetin për vitin 2019 të Qeverisë amerikane, Trump propozoi që t’i jepet fund financimit të NASA-s për stacionin e hapësirës deri në vitin 2025.

Buxheti do të ndante vetëm 150 milionë dollarë për të inkurajuar zhvillimin privat të stacionit, ndërsa kursimet do të ruheshin për dërgimin e astronautëve edhe një herë në Hënë – çfarë është synim i Trumpit.

Por, ligjvënës amerikanë dhe ekspertë të hapësirës shprehën shqetësim për planin.

Senatori Bill Nelson, i cili ka shkuar në hapësirë në vitin 1986, tha se “fikja e dritave dhe largimi nga hapësira nuk ka kuptim”.

Historiani i pensionuar i NASA-s, Roger Launius, tha se plani do t’i prekë të gjitha shtetet e përfshria në stacionin e hapësirës, përfshirë Rusinë dhe vendet në Evropë dhe Azi që kanë marrë pjesë në projektet e stacionit hapësinor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test