Mitt Romney deklaron se do të kandidojë për një vend në Senat - Bota Sot
Mitt Romney deklaron se do të kandidojë për një vend në Senat

Amerika

Mitt Romney deklaron se do të kandidojë për një vend në Senat

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 20:19
Mitt Romney

Ish-kandidati për president, Mitt Romney ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë për një vend në Senat në shtetin perëndimor Utah, duke u dhënë fund muajsh me spekullime sipas së cilave ai do të rihynte në arenën politike kombëtare.

"Po kandidoj për një post në Senatin e Shteteve të Bashkuara, për t’I shërbyer popullit të shtetit Utah dhe për të sjellë vlerat e tyre në Uashington”, shkruante ai të premten në Twitter.

Në Twitter ai kishte postuar gjithashtu një video të zotit Romney, një kritik i ashpër i Presidentit amerikan Donald Trump. Pa përmendur zotin Trump, zoti Romney duket se komentonte për politikën e imigracionit të Presidentit.

"Utah mirëpret imigrantët e ligjshëm nga e gjithë bota. Uashingtoni u dërgon imigrantëve një mesazh përjashtues. Dhe në legjislaturën e shtetit, njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin me respekt”, u shpreh ai.

Zoti Romney, kandidati republikan për president në zgjedhjet e vitit 2012, i humbi zgjedhjet përballë Presidentit Barack Obama.

Ai ka qenë guvernator i shtetit verilindor të Masaçusetsit dhe po kërkon të zëvendësojë republikanin Orrin Hatch, që po del në pension megjithë dëshirën e zotit Trump që ai të vazhdojë të mbetet në detyrë.

Zoti Romney konsiderohet kandidati me më shumë shanse për të fituar vendin e Senatit nga shteti Utah, duke pasur parasysh emrin e tij të njohur, lidhjet e forta me republikanë me ndikim dhe pasurinë e tij./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test