SHBA, shoqata e armëve nuk mbështet asnjë kufizim

Amerika

SHBA, shoqata e armëve nuk mbështet asnjë kufizim

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:22
SHBA

Shoqata kombëtare amerikane e Armëve tha se nuk mbështet asnjë kufizim apo ndalim të armëve, pavarësisht masakrës në shkollën e Floridës që i kushtoi jetën 17 njerëzve.

Komentet e organizatës NRA shkojnë kundër propozimit të Donald Trump për të shtrënguar kontrollet e shitjeve të armëve. Trump ka mbështetur gjithnjë NRA por duket se propozimet e tij të fundit shkojnë kundër parimeve bazë të kësaj shoqate.

Që prej masakrës së 14 shkurtit ndaj shkollës së mesme Marjory Stoneman Douglas NRA është bërë objektiv i një fushate për ligje më të ashpra mbi armët. 

Shumë kompani kanë ndërprerë bashkëpunimin me NRA, ndërsa kryebashkiaku i Dallasit Dwayne Caraway i kërkoi që të mos organizojë në konventa në këtë qytet. Të dielën, për herë të parë që prej masakrës, disa prej nxënësve u kthyen në shkollën e tyre në Parkland, Florida. 

Ata u kthyen në shkollë të shoqërua nga prindërit në atë që u cilësua si një gjest orientimi për të mos harruar dhe për të luftuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Por ndërsa studentët pritet të rifillojnë mësimin të mërkurën, zëdhënësja e NRA Dana Loesch tha se kjo shoqatë nuk mbështet asnjë kufizim apo ndalim të armëve.

Si zakonisht në stilin e NRA, ajo tha se shoqata e armëve nuk është fajtore për masakrën dhe se përgjegjësia është e agjencive ligjzbatuese dhe e pasivitetit të politikanëve. 

Qëndrimi i NRA të paktën këtë herë mbështet fort nga deklarata e policisë së Floridas, e cila tha se një oficer i armatosur ishte i pranishëm në gjimnaz, por qëndroi jashtë ndërtesës dhe nuk ndërhyri për të ndalur sulmin e përgjakshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat