Amerikanët, në një debat të nxehtë për armët

Amerika

Amerikanët, në një debat të nxehtë për armët

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 06:54
ilustrim

Pas ngjarjes tragjike në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland të Florida më 14 shkurt, amerikanët janë të përfshirë sërish në një debat të nxehtë për armët.

Në njërën anë janë ata që dëshirojnë të shohin rregulla më të rrepta për mbajtjen e armëve dhe nga ana tjetër, ata që citojnë amendamentin e dytë të Kushtetutës që thotë se nuk duhet dhunuar e drejta e njerëzve për të mbajtur armëSigurisht, ka shumë amerikanë që e gjejnë veten diku në mes ose të pavendosur rreth asaj se si duhet trajtuar çështja e armëve.

Sipas kompanisë Google të specializuar për kërkime në internet, javën e kaluar në të gjithë Shtetet e Bashkuara, kërkimi në internet me fjalët kyçe "kontrolli i armëve" është kërkuar më shumë se sa "e drejta për armë".

Gjatë vitit të kaluar, sipas Google, përdoruesit e internetit në shumë shtete kanë kërkuar me fjalët kyçe "dyqan armësh" më shumë se sa "kontroll armësh", por që nga ngjarja në Florida ka pasur shumë kërkime për "kontroll i armë për "dyqan armësh".Ndërsa interesi ndaj armëve dhe kontrolli ndaj armëve është i lartë për momentin, nëse do t’i referohemi së shkuarës, interesi mund të fillojë të zbehet deri tek ngjarja e ardhshme e dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat