Brazil, Gjykata e Lartë “ekzekuton” Amazonën - Bota Sot
Brazil, Gjykata e Lartë “ekzekuton” Amazonën

Amerika

Brazil, Gjykata e Lartë “ekzekuton” Amazonën

Më: 1 mars 2018 Në ora: 15:36
Amazonë

Gjykata e Lartë në Brazil mbajti në fuqi ndryshimet ligjore që mbrojnë pyllin tropikal të Amazonës, duke iu dhënë një goditje të fortë ambientalistëve.

Ndryshimi i ligjit të vitit 2012 përfshin një program amnistie, që anulon ndëshkimet për pronarët e tokës që kanë prerë pemë në mënyrë të jashtëlijgshme në të shkuarën.

Sipas ambientalistëve, ligji i mbajtur në fuqi nga Gjykata e Lartë do ta bëjë të pranueshëm shpyllëzimin e jashtëligjshëm.

Në krahun tjetër, fermerët thonë se ndryshimet u japin mundësi prodhuesve të rrisin ekonominë.

Pylli tropikal i Amazonës është më i madhi në botë dhe aty gjenden specie bimësh e kafshësh që ende po zbulohen nga shkencëtarët.

Shumica e pyllit gjendet në Brazil, ku sipas ligjeve, që datojnë nga vitet 1965, pronarët e tokës duhet të mbajnë një përqindje të caktuar të territorit të tyre të pyllëzuar.

Përqindja varion nga 20 deri në 80. Por, vendimi i Gjykatës Supreme e lehtëson këtë rregull. Ligji i ri redukton sipërfaqen e tokës që duhet ripyllëzuar me 290 mijë kilometra katrorë, një sipërfaqe sa ajo e Italisë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është leja që u jepet fermerëve të kultivojnë në brigjet e lumenjve apo në kodra, terrene që preken rëndë nga erozioni nëse pemët priten. Ekspertët thonë se ligji i ri krijon në klimë, ku shpyllëzimi i jashtëligjshëm është i pranueshëm, sepse me një amnisti mund të shpëtojnë të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test