Rritet eksporti i heroinës nga Meksika për në SHBA

Amerika

Rritet eksporti i heroinës nga Meksika për në SHBA

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:47
Pamje nga Meksika

Një raport i ri për drogën në botë tregon se heroina dhe eksportet e fentanilit nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara janë në rritje.

Duke folur në Meksikë, Presidenti i Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve, Raul Martin del Campo, vuri në dukje rritjen e madhe të përdorimit të drogës në mbarë botën. Ai theksoi sidomos trafikimin e drogave të paligjshme në Amerikën e Jugut si dhe drejt Shteteve të Bashkuara nga këto vende:

"Mbledhja e opiumit që shihni në kaq shumë vende kudo në Amerikën e Jugut, si dhe në Meksikë gjatë rrugës drejt Shteteve të Bashkuara është rritur në sasi të konsiderueshme, siç regjistrohet edhe në raport. Janë zbuluar gjithashtu të hyjnë në vend sasi fentanili dhe kjo po sjell pasoja në përbërjen e këtyre barnave që po eksportohen ilegalisht”.

Meksika është nën trysni në rritje për të luftuar trafikun e drogës. Vitin e kaluar në të gjithë vendin u regjistruan më shumë se 25 mijë vrasje të lidhura me drogën. Ndërkohë, bandat rivale të drogës janë copëzuar gjithnjë e më shumë në grupe më të vogla dhe më të dhunshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat