Vrasësi në Miçigan ende i lirë, policia bënë thirrje për kujdes

Amerika

Vrasësi në Miçigan ende i lirë, policia bënë thirrje për kujdes

Më: 2 mars 2018 Në ora: 20:27
ilustrim

Policia paralajmëroi publikun që të mos përballet me një të ri 19-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në një qendër banimi universitare të Miçiganit, duke njoftuar se ai konsiderohet i rrezikshëm, është i armatosur dhe mund të gjendet ende në këtë zonë.

Policia nuk pranoi të konfirmonte një raport e mediave, që kanë cituar burime të paidentifikuara, që thonë se i dyshuari, James Eric Davis Jr, kishte qëlluar për vdekje prindërit e tij, kur ata kishin ta marrin atë për pushim pranvere.

Policia e kampusit bëri publike një foto të Davisit, gjatë një konference shtypi pasditen e sotme.

Sot në kampusin universitar u vranë dy persona, të cilët nuk ishin studentë, ndërsa policia kishte kërkuar nga rreth 23.000 studentë që të strehohen në strehimore, në mënyrë që të jenë të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat