Trump kërcënon BE-në me taksim të automjeteve - Bota Sot
Trump kërcënon BE-në me taksim të automjeteve

Amerika

Trump kërcënon BE-në me taksim të automjeteve

Më: 3 mars 2018 Në ora: 20:07
?Trump kërcënon BE-në me taksim të automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot Bashkimin Evropian me rritjen e taksave mbi automjetet, nëse blloku rrit tarifat doganore për kompanitë amerikane.

“Nëse BE-ja kërkon të rrisë më shumë tarifat e larta dhe barrierat për kompanitë amerikane që tregtojnë atje, ne thjesht do të aplikojmë një taksë mbi automjetet e tyre që hyjnë lirshëm në SHBA”, deklaroi Trump në profilin e tij Twitter.

“Ata e kanë bërë të pamundur për automjetet tona (dhe më shumë) që të shiten atje. Mosbalancim i madh tregtar!”, vazhdon ai.

Donald Trump njoftoi të enjten synimet e tij për të imponuar javën e ardhshme taksa doganore prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin që importohet në SHBA, me qëllim mbrojtjen e industrisë sidurgjike kombëtare. Por ai nuk ka përcaktuar se cilat vende do të preken.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test