Trump sheh “përparim të mundshëm” në përpjekjet për denuklearizimin e Koresë V. - Bota Sot
Trump sheh “përparim të mundshëm” në përpjekjet për denuklearizimin e Koresë V.

Amerika

Trump sheh “përparim të mundshëm” në përpjekjet për denuklearizimin e Koresë V.

Më: 6 mars 2018 Në ora: 20:03
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka folur për “përparim të mundshëm” në përpjekjet për denuklearizim, pas njoftimit nga Koreja e Veriut është pajtuar që të nisë bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe të ndalojë testet bërthamore gjatë kohës sa do të zhvillohen bisedimet.

Koreja e Jugut ka njoftuar sot se është pajtuar me Korenë e Veriut që të mbajnë një samit gjatë muajit prill.

Delegacioni nga Koreja e Jugut është takuar sot në Phenjan me liderin verikorean, Kim Jong Un.

“Për herë të parë në shumë vite, një përpjekje serioze është bërë nga të gjitha palët”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Bota po shikon dhe po pret. Mund të jetë shpresë e rrejshme, por SHBA është e gatshme të shkojë në çdo drejtim”, ka shkruar presidenti amerikan.

Ndërkaq, nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë “presion” ndaj Phenjanit.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe qëndrimi jonë ndaj regjimit nuk do të ndryshojë derisa nuk shohim hapa konkret dhe të besueshëm të denuklearizimit”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test