Cili është shkaku i dorëheqjes së këshilltarit ekonomik të Trump? - Bota Sot
Cili është shkaku i dorëheqjes së këshilltarit ekonomik të Trump?

Amerika

Cili është shkaku i dorëheqjes së këshilltarit ekonomik të Trump?

Më: 7 mars 2018 Në ora: 07:55
Gary Cohn

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, po jep dorëheqjen.

Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Z. Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendin të tij.

Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet prej alumini dhe çeliku.

Z. Cohn, një ish-president i bankës Goldman Sachs, ndihmoi z. Trump të çojë përpara reformat e tij gjithëpërfshirëse, në fund të vitit të kaluar, megjithatë, të dy nuk besohej se ishin të afërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test