Një i armatosur merr peng disa persona në një shtëpi të veteranëve

Amerika

Një i armatosur merr peng disa persona në një shtëpi të veteranëve

Më: 9 mars 2018 Në ora: 22:52
ilustrim

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona dhe ka shtënë në mënyrë aktive në një shtëpi të veteranëve në Napa County, Kaliforni.

Autoritetet kanë theksuar se rasti ka filluar rreth orës 10:30 sipas kohës lokale.

Besohet se i armatosuri ka shtënë rreth 30 herë në kompleksin e shtëpive të veteranëve.

Bëhet e ditur se nuk ka të plagosur në mesin e pengmarrësve.

Vendi ku është duke u zhvilluar ngjarja është rrethuar nga policia dhe makinat e ambulancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat