Kush është Mike Pompeo, Sekretari i ri i Shtetit...

Amerika

Kush është Mike Pompeo, Sekretari i ri i Shtetit...

Më: 13 mars 2018 Në ora: 23:59
Mike Pompeo

Emërimi i Mike Pompeo, si Sekretari i ri amerikan i Shtetit përflitej prej kohësh, pasi drejtori i CIA-s është konsideruar gjithnjë, si një nga njerëzit më besnikë të presidentit amerikan Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarizoi zëvendësimin e Rex Tillerson në postin e sekretarit të shtetit, me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo. Vendimi përbën një ndryshim shumë të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane në kuadër të negociatave me Korenë e Veriut, sipas asaj që deklarojnë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, kreu i shtëpisë së bardhë konfirmoi Pompeon si sekretarin e ri të shtetit duke theksuar se e kishte marrë personalisht këtë vendim i bindur se drejtori i CIA do të kryente një punë fantastike në detyrën e tij të re.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat