Trump mbron vendimin e tij për të uruar Putinin

Amerika

Trump mbron vendimin e tij për të uruar Putinin

Më: 22 mars 2018 Në ora: 08:25
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të uruar presidentin rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të domosdoshme për të zgjidhur disa prje problemeve të botës.

“Media e lajmeve të rreme është çmenduar sepse ata duan ta dëmtojnë atë. Ata e kanë gabim. Raportet e mira me Rusinë dhe të tjerët është gjë e mirë, jo gjë e keqe”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

“Ata mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problmeve me Korenë e Veriut, Sirinë, Ukrainën, [Shtetin Islamik], Iranin dhe madje edhe garën e armëve”, ka shkruar Trump në një postim tjetër në Twitter.

Trump është kritikuar pasi ia ka uruar Putinin gjatë një bisede telefonike më 20 mars, për rizgjedhjen e tij si president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat