“Të dua e dashur…” ishte mesazhi i fundit i vrasësit më masiv në histori të SHBA

Amerika

“Të dua e dashur…” ishte mesazhi i fundit i vrasësit më masiv në histori të SHBA

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:52
Omar Mateen

Omar Mateen, njeriu i cili kishte vrarë 49 njerëz dhe plagosur 53 të tjerë në sulmin në një gay klub në Orlando në korrik të 2016, kishte shkëmbyer mesazhe me gruan e vet gjatë sulmit, u zbulua të mërkurën në gjykim. Noor Salman, bashkëshortja e Omar-it, është duke u gjykuar për ndihmën e dhënë burrit të vet, si dhe opstrukcion të hetimit dhe gënjim të agjentëve federal.

Nëse e dënojnë, Salman do ta kalojë gjithë jetën e mbetur në burg, ndërsa Omar Mateen, të përkujtojmë, është vrarë gjatë sulmit në Orlando.

Provat të cilat janë parashtruar të mërkurën zbulojnë se si në orën 4:27 të mëngjesit, gjatë përleshjes me policinë dhe dy orë pasi Omar filloi me masakrën në klub, kishte dërguar SMS mesazh bashkëshortes në të cilin shkruante: ku je, a është gjithçka në rregull?

Salman i ishte përgjigjur dhe e ka përkujtuar se të nesërmen duhet të shkojë në punë.

“Nëna jote është e brengosur, por edhe unë jam…, ka shkruar ajo në mesazh.

“A dëgjove se çfarë ndodhi?”, shkruan Omar.

“Çfarë ka ndodhur?”, ka pyetur Salman

Derisa i shkëmbente mesazhet me bashkëshortin, Omar-in dy herë e kishte thirr nëna, por ai nuk ishte lajmëruar.

“Të dua e dashur, ka shkruar në mesazhin e fundit të cilin e ka dërguar në orën 4:29.

“Habibi, çfarë ndodhi?!”, përsëri e kishte pyetur bashkëshortja, por nuk kishte përgjigje.

Të mërkurën iu janë parashtruar porotëve edhe aktivitetet e internetit të Omar Mateen-it në të cilët shihet se më së shumti ka kontrolluar përmbajtjet e të ashtuquajturit Shtetit Islamik, lajmet nga Iraku dhe Siria, dhuna në Lindjen e Afërt dhe format tjera të terrorizmit si dhe vendet ku mund të blejë armë, shkruan CBS.

Gjatë negociatave me policinë Mateen ka pohuar se për masakër në klubin “Pulse” ishte i nxitur nga vrasja e Abu Waheeb-it liderit të ISIS-it në Irak.

Por, agjentja e FBI Kim Rosencrans ka thënë se si Omar nuk ishte i preokupuar në internet vetëm me Shtetin Islamik, por se shpesh i kishte vizitua faqet për njohje.

“Këto vizita tregojnë qartë se Omar-i shumë gjëra kishte fshehur nga gruaja e tij si dhe nuk i ka treguar smartphone-in e tij  bashkëshortes, ka thënë Charles Swift avokati i Noor Salman.

Masakra në klubin e natës në Orlando është vrasja masive më e përgjakshme të cilën e ka kryer një person në histori të SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat