Stuhia Tobi sjell rreshje bore në SHBA

Amerika

Stuhia Tobi sjell rreshje bore në SHBA

Më: 22 mars 2018 Në ora: 20:59
SHBA

Në vend të luleve të pranverës, këto ditë në Shtetet e Bashkuara është kthyer dimri. Stuhia Tobi, e katërta stuhi që godet këtë muaj brigjet verilindore, duke filluar nga shteti i Virginias e deri tek Maine në veri, duke përfshirë edhe disa shtete qendrore, si Ohio dhe Tenessee, janë mbuluar me borë.

Në këtë kohë të vitit vizitorë zakonisht vijnë në Washington për të parë lulëzimi ne qershive, që krijojnë një panoramë mahnitëse në kryeqytetin amerikan. Por dje Washingtoni duke si në këto pamje që po shikoni tani: bardhësi bore dhe ngrica.

Zyrat e qeverisë, shkollat, muzeumet dhe disa biznese dje u mbyllën dhe sot janë hapur dy orë me vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat