SHBA, Bolton emërohet këshilltar i sigurisë kombëtare

Amerika

SHBA, Bolton emërohet këshilltar i sigurisë kombëtare

Më: 23 mars 2018 Në ora: 00:12
John Bolton

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në Twitter se ka zëvendësuar gjeneralin H.R. McMaster me ish ambasadorin e SHBA në OKB, John Bolton.

Presidenti shkruante në Twitter se Bolton do ta marrë zyrtarisht postin më 9 prill.

John Bolton ka qenë ambasador i SHBA në OKB, nga viti 2005 deri në 2006, i emëruar nga Presidenti George W. Bush dhe njihet si një diplomat i vijës së fortë. Ai është shprehur fuqimisht kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe ka shfaqur opinione po aq të forta lidhur me politikën ndaj Koresë së Veriut, duke u cilësuar si një "skifter" nga disa analistë.

Largimi i gjeneralit McMaster nga posti i këshilltarit të sigurisë kombëtare vjen në një kohë ndryshimesh të mëdha në ekipin e sigurisë së Presidentit Trump. Vetëm para rreth një jave, Presidenti Trump shkarkoi sekretarin e tij të shtetit Rex Tillerson, me një njoftim të bërë po me anë të Twitterit.

Në njoftimin e tij të enjten, Presidenti Trump shkruante: "I jam shumë mirënjohës Gjeneralit McMaster për shërbimin e tij, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer dhe do të jetë gjithmonë miku im."/voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat