SHBA kërcënon me sanksione Iranin

Amerika

SHBA kërcënon me sanksione Iranin

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:48
Steven Mnuchin

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuaruara mund të vendosin saksione “shumë të forta” ndaj Iranit, teksa presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron t’i adresojë, ato që ai i cilëson si “të meta” në marrëveshjen bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore të arritur më 2015.

Mnuching, duke dhënë dëshmi para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë se masat mund të përfshijë sanksione ndaj Iranit dhe entiteteve të tjera që bëjnë biznes me këtë shtet.

Ai ka thënë se beson se sanksione të tilla do të kenë “ndikim të fuqishëm” në ekonominë iraniane.

Trump ka caktuar 12 majin si afat që marrëveshja bërthamore me Iranin të përmirësohet. Në të kundërtën, ai kërcënuar se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat