Fillon procesi i konfirmimit të Sekretarit amerikan të Shtetit

Amerika

Fillon procesi i konfirmimit të Sekretarit amerikan të Shtetit

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:20
Mike Pompeo

I emëruari i presidentit për postin e sekretarit të Shtetit Mike Pompeo po i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të komisionit të Jashtëm të senatit amerikan, në një seancë dëgjimorë që i hap rrugë nisjes së procedurave për miratimin e tij nga senati amerikan. Seanca filloi me tone të forta mbështetëse nga ana e senatorëve republikane, lidhur me aftësitë e tij profesionale dhe vlerësime për profilin e njerëzor. Senatori Bob Dole foli për nevojën e një konfirmimi të shpejtë të tij sepse siç tha ai, Mike Pompeo, i duhet presidentit po aq sa dhe popullit amerikan për të kryer detyrën e tij.

Emërimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, si dhe qasjes e SHBA, lidhur me çështje si Siria, Koreja e Veriut, Irani, apo mardhëniet me Rusinë. Po lidhemi në këto momente me kolegen Menada Zaimi, e cila po ndjek nga afër zhvillimet në komisionin e jashtëm të senatit amerikan. Mike Pompeo i cili ka shërbyer rreth 6 vitesh si anëtar i kongresit dhe vitin e fundit si drejtor i CIA-s, njihet për pikpamjet e tij të një linje të ashpër lidhur me politikën e jashtme. Presidenti Trump e sheh shumë të afërt zotin Pompeo në pikëpamje, ai ka thënë sa ata të dy janë në një gjatësi vale.

Sikurse pritej, seanca dëgjimore në komisionin e politikës së jashtme të senatit amerikane, u dominua nga një qasje e ashpër në komente nga ana e demokratëve, që kritikuan qëndrimet e presidentit Trump lidhur me politikën e jashtme, dhe pritshmëritë e tyre lidhur me qëndrimin e zotit Pompeo ndaj tyre. Pyetjet e demokratëve u fokusuan tek raportet që do të ndërtojë zoti Pompeo me presidentin Trump, duke e pyetur atë nëse në detyrën e sekretarit amerikan të shtetit do të jetë një zë i arsyes apo siç u tha, do të zgjedhë të mbështesë instiktet më të këqija të Presidentit.

Qasja e senatorëve republikanë, të “etur” për ta miratuar sa më parë emrin e propozuar nga Presidentit Trump për postin e skretarin të shtetit, siç pritej ishte më miqsore. Ata vlerësuan karrierën politike të zotit Pompeo. Qëndrimi ndaj Rusisë, ishte në qëndër të pyetjeve të demokratëve që janë për një qëndrim më agresim ndaj Moskës. Vetë zoti Pompe tha se detyra e sekretari të shtetit është ajo e një këshilltari të presidentit dhe përfaqësuesi të qëndrimeve presidentin. Ai tha se në punën e tij do të prevalojnë zgjidhjet diplomatike dhe “lufta” do të jetë jetë arma e fundit që duhet përdorur. Unë ju ftoj të ndiqni një material se si e parashikojnë analistët qasjen e Mike Pompeos ndaj politikës së jashtme amerikane në pozicionin e sekretarit të shtetit.

Për seancës e sotme dëgjimore ai është konsultuar me çdo ish sekretar shteti, përfshi dhe ish sekretaren Hilary Clinton. Duhet thënë se demokratët në komisionin e jashtëm nuk kanë fuqinë për të ndaluar emërimin e zotit Pompeo që të shkojë në senat për votim. Historia amerikane tregon se të emëruarit e çdo presidenti amerikan në historinë moderne nuk janë rrëzuar kurrë në Senat./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat