Tetë orë përleshje të përgjakshme në burg, 7 të vdekur, 17 të plagosur - Bota Sot
Tetë orë përleshje të përgjakshme në burg, 7 të vdekur, 17 të plagosur

Amerika

Tetë orë përleshje të përgjakshme në burg, 7 të vdekur, 17 të plagosur

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:31
Ilustrim

Një konflikt mes bandave nisi një përleshje të përgjakshme mbrëmjen e së dielës në një burg në Karolinën e Jugut, duke shënuar trazirat më të mëdha në burgjet e SHBA që prej vitit 1993.

Të paktën 7 të burgosur humbën jetën, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur pas gati 8 orësh përleshje në burg.

Drejtori i burgut ka thënë se ka nisur për kontrollin e territorit mes bandave në burg. “Ka të bëjë me territorin, ka të bëjë me kontrabandën, ka të bëjë me celularët. Këta persona po luftojnë për para, për territorin edhe pse janë të burgosur”, ka thënë në një deklaratë drejtori i burgut.

Asnjë nga person i burgut nuk mbeti i lënduar në këtë përleshje, ndërsa viktimat dhe të plagosurit ishin të dënuar për krime nga më të ndryshmet, duke filluar nga dhuna në familje deri te vrasjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test