8 mijë vrasje gjatë 3 muajve në Meksikë

Amerika

8 mijë vrasje gjatë 3 muajve në Meksikë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:59
Pamje nga Meksika

Lufta mes bandave në Meksikë nuk ka kufij. Autoritetet në këtë shtet kanë llogaritur rreth 8 mijë vrasje në të gjithë vendin përgjatë 3 muajve të fundit. Sipas shifrave zyrtare, janë regjistruar 7.667 vrasje, duke shënuar rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Vrasjet janë të lidhura kryesisht me konfliktet për trafikun e drogës mes bandave të ndryshme gjithnjë e në rritje. Rol në këto shifra të frikshme kanë edhe motivet për vjedhje, rrëmbime, grabitje e krime të tjera.

Sipas shërbimeve meksikane të sigurisë së brendshme, vrasjet janë kryer kryesisht me përdorimin e armëve të zjarrit. Ky përshkallëzim i dhunës vjen disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të 1 Korrikut. Në Janar të 2018-s u shënuan 2.549 vrasje, në Shkurt 2.389 dhe 2.729 në muajin Mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat