I dyshuar për 12 vrasje dhe 50 përdhunime, arrestohet pas 50 vitesh

Amerika

I dyshuar për 12 vrasje dhe 50 përdhunime, arrestohet pas 50 vitesh

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:57
Joseph James DeAngelo Jr

Policia amerikane beson se më në fund kanë arritur të arrestojnë autorin e të paktën 12 vrasjeve seriale dhe të 50 përdhunimeve, pas afro 50 vitesh.

Mbrëmjen e së martës, sherifi i kontesë së Sakramentos në Kaliforni raportoi se është arrestuar Joseph James DeAngelo Jr nën akuzën e dy vrasjeve.

72-vjeçari, i cili ka shërbyer si efektiv policie në Auburn të SHBA, ishte pushuar nga puna për vjedhjen e një çekiçi. Por ndërsa hetohej për dy vrasje provat e kanë lidhur edhe me vrasje e përdhunimeve në fundvitet 1970.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat