Trump: Do të vazhdojmë t’i bëjmë presion Koresë së Veriut

Amerika

Trump: Do të vazhdojmë t’i bëjmë presion Koresë së Veriut

Më: 29 prill 2018 Në ora: 12:12
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se teksa vazhdojnë proceset diplomatike duhet të vazhdojë koordinimi i përbashkët në ruajtjen e politikës së presionit maksimal mbi Korenë e Veriut.

Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Trump ka kryer biseda telefonike me Moon dhe Abe.

Bëhet e ditur se në bisedën telefonike Trump-Moon është diskutuar në mënyrë të gjerë për takimi më 27 prill të Moon me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndërkohë theksohet se dy liderët janë dakorduar se politika e presionit maksimal të zbatuara nën udhëheqjen e SHBA-ve mbi Korenë e Veriut kanë sjellë në situatën e sotme qeverinë e Pyongyang-ut.

Ndërsa në bisedën me kryeministrin japonez Abe bëhet e ditur se Trump ka theksuar se Koreja e Veriut duhet t’i japë fund të gjitha programeve të saj bërthamore dhe të raketave balistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat