Mueller mund ta detyrojë Trumpin të përballet me hetuesit

Amerika

Mueller mund ta detyrojë Trumpin të përballet me hetuesit

Më: 2 maj 2018 Në ora: 08:33
Donald Trump dhe Robert Mueller

Këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller, paralajmëroi se mund të lëshojë urdhëresë zyrtare për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që të paraqitet përpara një jurie të madhe, në lidhje me hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, raportojnë mediat amerikane.

Mueller foli për këtë punë gjatë bisedimeve me avokatët e Trumpit në muajin mars.

Ai tha se urdhëresa do ta detyronte presidentin të përballej me hetuesit, raporton Washington Post.

Besohet se është hera e parë që Mueller ngre mundësinë e detyrimit të Trumpit për të dëshmuar.

Gazeta New York Times publikoi të hënën dhjetëra pyetje që Mueller u ka dhënë avokatëve të Trumpit.

Pyetjet, mes tjerash, kanë të bëjnë me motivet e Trumpit për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj të vitit të kaluar, dhe me kontaktet e fushatës së Trumpit me zyrtarët rusë.

Trump tha se "është e turpshme" që lista e pyetjeve që Mueller dëshiron t'ia shtrojë atij, ka "rrjedhur" në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat