McCain: Ka ardhur koha për këtë lloj sulmi kundër Rusisë

Amerika

McCain: Ka ardhur koha për këtë lloj sulmi kundër Rusisë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 21:52
John McCain

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë mundësinë e sulmeve kibernetike kundër Rusisë, deklaroi kryetari i Komitetit për forca të armatosura të senatit amerikan, John McCain.

 Ai këtë e shkroi në librin e tij të ri, i cili pritet të del në shitje më 22 maj.

Sipas fjalëve të tij, kjo duhet të jetë përgjigjja e Washingtonit ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë në vitin 2016. 

McCain nënvizoi se pala amerikane duhet të shfrytëzoi të gjitha mundësitë në fushën e teknologjisë kibernetike, për të detyruar Rusinë që të pendohet për shkak të sulmit kundër themeleve të demokracisë amerikane.

Ai kritikoi edhe qëndrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili sipas McCain po e cilëson Rusinë si aleate potenciale. “Putini nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë partneri ynë”, nënvizoi McCain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat