Trump njofton sot për vendimin e tij për paktin bërthamor me Iranin

Amerika

Trump njofton sot për vendimin e tij për paktin bërthamor me Iranin

Më: 8 maj 2018 Në ora: 08:15
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të njoftojë sot nëse Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti amerikan, të hënën ka njoftuar se do ta bëjë publik vendimin e tij lidhur me këtë çështje, të martën në orën 14, sipas kohës lokale në Uashington.

“Do të njoftoj për vendimin tim mbi marrëveshjen me Iranin nesër nga Shtëpia e Bardhë në orën 14”, ka shkruar Trump në Twitter.

Presidenti amerikan është kritikues i marrëveshjes së arritur më 2015, në mes të Iranit dhe fuqive botërore, e cila i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Trump kishte kërkuar që fuqitë evropiane, nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, që janë përmirësojnë, ato që ai i cilëson “të meta të tmerrshme” të paktit.

Ai ka thënë se Irani ka shkelur “shpirtin e marrëveshjes”.

Ndërkaq, presidenti iranian, Hassan Rohani më herët ka paralajmëruar Shtetet e Bashkaura se “do të pendohen” nëse tërhiqen nga pakti bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat