K.Veriore liron tre të burgosur amerikanë

Amerika

K.Veriore liron tre të burgosur amerikanë

Më: 9 maj 2018 Në ora: 14:53
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se Koreja Veriore ka liruar tre të burgosur amerikanë.

Ai ka deklaruar se ata janë duke u kthyer në SHBA së bashku me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Trump po ashtu ka thënë se tashmë është caktuar data dhe vendi ku do të takohet presidenti amerikan me liderin verikorean, Kim Jong Un.

 

Trump dhe Kim kanë shkëmbyer deklarata të ashpra kundër njëri-tjetrit në të kaluarën për shkak të programit bërthamor dhe raketave balistike të Koresë Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat