Melania Trump del pas dy ditësh nga spitali

Amerika

Melania Trump del pas dy ditësh nga spitali

Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:51
Donald Trump dhe Melania Trump

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, pas operimit të veshkës, do të qëndrojë edhe dy deri në tri ditë në spital, ka bërë të ditur sot bashkëshorti i saj , presidenti amerikan Donald Trump.

“Zonja jonë e parë e mrekullueshme po rikuperohet mirë. Për dy ose tri ditë do të dalë nga spitali. Falënderoj të gjithë për dashuri dhe mbështetje”, shkruan Trump në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat