SHBA po vazhdon përgatitjet për samitin Trump - Kim

Amerika

SHBA po vazhdon përgatitjet për samitin Trump - Kim

Më: 17 maj 2018 Në ora: 20:54
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin planet për samitin midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që do të zhvillohet më 12 qershor në Singapor.

Siç njofton Shtëpia e Bardhë, përgatitjet po vazhdojnë pavarësisht kërcënimeve të Koresë së Veriut për të anuluar samitin nëse SHBA vazhdon të këmbëngulë për ndalimin e programit të saj bërthamor.

Koreja e Veriut ka kërcënuar me mos mbajtje të samitit dhe vazhdim të programit të saj bërthamor, si reagim ndaj zhvillimit të manovrave ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat