Detajet tronditëse, 16 vjeçarja refuzoi romancën me autorin e krimit makabër në SHBA

Amerika

Detajet tronditëse, 16 vjeçarja refuzoi romancën me autorin e krimit makabër në SHBA

Nga: I.J Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:14
Dimitrios Pagourtzis, Shana Fisher

Zbulohen detaje te reja nga masakra që ndodhi të premten në mëngjes në një shkollë të Teksasit në SHBA.

E ëma e Shana Fisher, një 16 vjeçare që u vra të premten me shumë adoleshentë të tjerë, ka dhënë një deklaratë për media që mendohet se mund të zbardhë edhe arsyet e krimit makabër.

Ajo tha se Dimitrios Pagourtzis, autor i krimit të tmerrshëm kishte katër muaj që po përndiqte bijën e saj, për të filluar një romancë së bashku.

Image

Sipas asaj që shkruan Dailymail, vajza vazhdimisht kishte refuzuar dhe insistimi i Dimitrios po bëhej gjithmonë e më i mërzitshëm.

Një javë para krimit të tmerrshëm, Shana e kishte refuzuar për herë të fundit autorin e krimit, duke e “poshtëruar” në sy të klasës.

Avokati i familjes së Dimitrios, ka kundërshtuar këto teori duke deklaruar se ka shpenzuar shumë kohë për të demantuar këto “thashetheme” për jetën personale të klientit të tij, shkruan Dailymail, përcjellë “Bota sot”.

Image

 

E premtja filloi si një ditë e zakonshme në shkollën Santa Fe në juglindje të Teksasit, por pak para orës 8 të mëngjesit, 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis hapi zjarr duke vrarë shumë nxënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat