Trump dyshon se FBI-ja është përfshirë në fushatën presidenciale

Amerika

Trump dyshon se FBI-ja është përfshirë në fushatën presidenciale

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:54
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ai do të “kërkojë” hetim nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me atë nëse FBI-ja ka qenë e përfshirë në fushatën e tij presidenciale më 2016.

“Unë do të kërkojë nesër edhe zyrtarisht nga Departamenti i Drejtësisë të hetojë nëse FBI është përfshirë apo ka mbikqyrur Fushatën e Trumpit për Qëllime Politike dhe nëse ndonjë kërkesë e tillë është bërë gjatë administratës së Obamas”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter më 20 maj.

Zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Rod Rosenstein ka thënë se do të vendosen masa nëse do të raportohet për ndonjë përfshirje.

“Nëse dikush ka qenë i përfshirë në fushatën presidenciale për qëllime të pahijshme ne duhet ta dimë dhe do të marrin hapa adekuatë”, ka thënë Rosenstein përmes një deklatate.

Pretendime të pakonfirmuara

Disa herë Trump ka përmendur mundësinë e spiunëve të FBI-së në fushatën e tij, një teori për të cilën kanë diskutuar shumë konvervativë pa dhënë ndonjë dëshmi.

Trump po ashtu ka konsideruar punën e këshilltarit të posaçëm Robert Mueller, që po heton nëse qeveritë e huaja kanë tentuar të ndikojnë në fushatën presidenciale, si tentim për të dëmtuar kandidatët republikanë në zgjedhjet kongresionale që po mbahen në nëntor të këtij viti.

Trump i ka hedhur poshtë hetimet dhe vazhdimisht të njëjtat i ka konsideruar si “gjueti shtrigash”.

Presidenti amerikan, që për një kohë të gjatë është ankuar për hetimet ruse, tani ka kaluar në një kënd tjetër duke iu referuar takimit të djalit të tij, Donald Trump Junior me një të dërguar që përfaqësonte princat e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite në gusht të vitit 2016.

The New York Times ka raportuar të shtunën se takimet kanë qenë shenjë se edhe shtetet tjera përveç Rusisë mund t’i kenë ofruar ndihmë Trumpit gjatë fushatës së tij presidenciale.

“Tani Gjuetia e Shtrigave është tërhequr nga Rusia dhe është duke kërkuar në gjithë botën, duke tentuar të dëmtojnë Partinë Republikane në zgjedhjet afatmesme të nëntorit”, ka thënë ai.

Në muajin shtator, Departamenti i Drejtësisë ka thënë se nuk të dhëna që mbështetin deklaratat e Trumpit lidhur me atë se Obama ka urdhëruar përgjim të Kullës së Trumpit gjatë periudhës sa ka zgjatur fushata presidenciale më 2016.

Në atë kohë nuk ka qenë e qartë së çfarë lloj përgjigje kanë qenë duke kërkuar Trump, pasi hetimet e Departamentit të Drejtësisë janë sekrete dhe të izoluara nga ndikimi politik apo ndërhyrja e Shtëpisë së Bardhë.

Një panel i brendshëm tashmë është duke hetuar ankesat e republikanëve për sjellje jo të mirë të FBI-së në fazat e para të hetimeve ruse.

Demokrati, Adam Schiff, anëtar në Komitetin e Inteligjencës i ka cilësuar “marrëzi” dyshimet e presidentit amerikan.

“Kërkesa e tij për të hetuar diçka që dihet se nuk është e vërtetë përbën abuzim të pozitës dhe përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet ligjore në rritje”, ka thënë Schiff përmes një postimi në Twitter./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat