Zbardhen pamjet/ Të shtëna me armë në hotelin luksoz të Trump

Amerika

Zbardhen pamjet/ Të shtëna me armë në hotelin luksoz të Trump

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia tashmë ka bërë publike pamjet, pas të shtënave me armë në hotelin luksoz të Trump. Është policia e Floridës e cila ka publikuar pamjet dramatike pas të shtënave me armë, në hotelin “Trump National Golf Club Doral”, ditën e premte. Mediat e huaja shkruajnë se i dyshuari, Jonathan Oddi, 42-vjeç, kishte hyrë në hollin e hotelit, dhe bërtiste kundër Trump, para se të hapte zjarr.

Zyrtarët nga qyteti i Doral dhe Departamentet e Policisë Miami-Dade, i janë përgjigjur në kohë reale thirrjeve të shumta për të shtëna në zonë. Fatmirësisht oficerët kanë kapur shumë shpejt të dyshuarin.

Oddi u qëllua dhe më pas u çarmatos para se të nisej për në Qendrën Rajonale të Traumës Kendall. Pasi u trajtua, ai u transferua në zyrën e vrasjeve të Miami-Dade për marrjen në pyetje, pas së cilës ai u dërgua në Qendrën Korrektuese Knight Turner Guilford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat