Qindra njerëz në varrimin e studentes nga Pakistani që u vra në Amerikë

Amerika

Qindra njerëz në varrimin e studentes nga Pakistani që u vra në Amerikë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:18
Pamje nga varrimi i Sabika Sheikh

Qindra persona kanë marrë pjesë në varrimin e studentes nga Pakistani që u vra nga të shtënat me armë në një shkollë të Teksasit javën e kaluar.

Sabika Sheikh, 17 vjeç, ka qenë në mesin e tetë studentëve dhe dy mësuesve që mbetën të vdekur nga ky sulm.

Trupi i saj u kthye në Pakistan, ku edhe i dhanë lamtumirën familjarët, miqtë, por edhe politikanë të vendit.

Ajo ka pasur vetëm edhe disa javë qëndrimi në Amerikë, pasi do të kthehej në shtëpi për festën e Bajramit.  Sheikh ishte studente në Teksas falë një programi të qeverisë amerikane për të shtuar mirëkuptimin në mes të SHBA-së dhe vendeve myslimane.

Sulmuesi i këtij rasti, 17 vjeçari Dimitios Pagourtzis, po mbahet nën arrest me akuzat për vrasje dhe mund të përballet me dënimin me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat