Vullkani gllabëron banesa të tjera në Havaji

Amerika

Vullkani gllabëron banesa të tjera në Havaji

Më: 27 maj 2018 Në ora: 00:12
Vullkani Kilauea

Vullkani Kilauea në Ishullin e Madh të Havajit ka përfshirë prej ditësh zonën e banimit Leilani Estate, një zonë e pasur me shpëpi të mëdha e luksoze. Deri tani janë shkatërruar 82 shtëpi, siç njofton Agjencia e Menazhimit të Emergjencave.

Autoritetet kanë urdhëruar banorët të largohen, ndërkohë që llava ka gllabëruar rrugë e mjedise banimi. Para mbërritjes së lumit të nxehtë e shkatërrimtar, zjarrfikësit shkuan shtëpi më shtëpi për të ndihmuar banorët të largoheshin.

Afro 900 hektarë janë ndjegur që më 3 maj në shpërthimin më të fuqishëm të vullkanit Kilauea në më shumë se 100 vjet.

Një liqen i zjarrtë nëntokësor në kraterin e Kilaueas është aktivizuar dhe ka dalë mbi tokë si një lum që përshkon një distancë prej 25 km e arrin deri në oqean./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat