Taksat për automjete do të kenë pasoja të mëdha në SHBA

Amerika

Taksat për automjete do të kenë pasoja të mëdha në SHBA

Më: 28 maj 2018 Në ora: 19:27
Ilustrim

Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automjeteve (ACEA) paralajmëroi sot SHBA-në kundër pasojave të rënda që mund të kenë rritja e taksave doganore, pas njoftimit për një shqyrtim të importeve të automjeteve.

“Çdo masë që shtrëngon tregtinë në sektorin automobilistik do të ketë pasoja të renda jo vetëm për BE-në, por gjithashtu edhe për SHBA-në dhe ekonominë botërore”, paralajmëroi në një komunikatë Erik Jonnaert, sekretari i përgjithshëm i ACEA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi zhvillimin e një hetimi të mërkurën për të përcaktuar pasojat e importit të automjeteve në sigurinë kombëtare, shkruan ATSH.

“Prodhuesit europianë të automjeteve nuk importojnë vetëm makina në SHBA, por shumë prej tyre kanë qendra industriale të mëdha në vend, duke krijuar mijëra vende pune drejtpërdrejtë dhe jo drejtpërdrejtë. Një pjesë e madhe e prodhimit të tyre amerikan eksportohet në vende të treta, përfshirë edhe Bashkimin Evropian”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i ACEA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat