Gjyqtari largohet nga puna prej kolegëve për shkak dënimit të ulët ndaj dhunuesit

Amerika

Gjyqtari largohet nga puna prej kolegëve për shkak dënimit të ulët ndaj dhunuesit

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 17:39
Brock Turner dhe Aaron Persky

Një gjyqtar amerikan, i cili u kritikua për dënimet e lehta ndaj raste të dhunimeve dhe abuzimeve seksuale është larguar sot nga zyra e tij.

Gjykatësi Aaron Persky i kishte shqiptuar Brock Turner një student të Universitetit të Stanfordit një dënim prej vetëm gjashtë muajsh për një rast dhunimi në qershorin e vitit 2016.

Dënimi i ulët kishte nxitur reagime ngas kolegë të tjerë gjykatës në Kaliforni të cilët kishin nisur një peticion për të larguar Perskyn nga puna.

Raste të tilla janë të rralla në Amerikë. Herën e fundit një gjyqtar ishte larguar në këtë formë nga zyra e tij, për ë mos dëmtuar imazhin e gjykatës, në vitin 1977.

Votimi për largimin e Perskys ndodhi të martë në Santa Clara dhe shënon herën e parë që një gjyqtar kalifornian është hequr në këtë mënyrë nga puna për më shumë se 80 vjet.

"Ne jemi të zemëruar me veprimet e tij, dhe ne nuk duam vetëm të flasim, ne duam ta largojmë atë nga detyra", tha njëri nga kolegët e Perskyt për media, raporton BBC.

"Persky është i paaftë të ulet në bankat e gjykatores”, ka shtuar ai.

Rasti i dhunimit kishte ndodhur në kampusin  e Universitetit të Stanfrodit në Amerikë.

Ish gjykatësi Persky nuk kishte shprehur aspak keqardhje për dënimin e ulët që kishte shqiptuar ndaj dhunuesit.

Ky, Turner, u pa nga dy studentë të tjerë që sulmuan seksualisht viktimën e tij, tani 23 vjeç, pas një kazani plehrash në kampus në janarin e vitit 2015.

Në mars të vitit 2016, ai u shpall fajtor për tri akuza t cilat rrezikonin 14 vjet burg sipas Kodit Penal në Amerikë.

Por Persky nuk ia dha to, por vetëm 6 muaj dënim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat