Vullkani Kilauea sjell shkatërrime të reja

Amerika

Vullkani Kilauea sjell shkatërrime të reja

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 18:38
Banorëve u ishte thënë të evakuoheshin disa javë më parë dhe nuk ka njoftime për viktima.

Lava e vullkanit Kilauea në Havai shkatërroi qindra shtëpi gjatë natës, përfshirë dhe shtëpinë e kryetarit të bashkisë Harry Kim.

Banorëve u ishte thënë të evakuoheshin disa javë më parë dhe nuk ka njoftime për viktima.

Numri i pronave të dëmtuara vazhdon të rritet që kur lava filloi të rrjedhë në një zonë kryesisht rurale të ishullit të madh prej muajit të kaluar.

Zyrtarët po i paralajmërojnë banorët për rreziqet e smogut vullkanik që mund të dëmtojë sytë dhe mushkëritë.

Shkencëtarët thonë se lava nga shpërthimi i vullkanit Kilauea ka mbuluar një sipërfaqe prej 20 kilometrash katrorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat