Fëmijët emigrantë ndahen nga prindërit e tyre në kufijtë amerikan

Amerika

Fëmijët emigrantë ndahen nga prindërit e tyre në kufijtë amerikan

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 19:04
Ilustrim

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions ka mbrojtur fëmijët e emigrantëve që ndahen nga prindërit e tyre në kufirin amerikan.

Në një intervistë të dhënë për një radio amerikane, prokurori Sessions ka thënë se autoritetet preferojnë që të mbajnë fëmijët afër prindërve të tyre porse shpesh kjo ka qenë e pamundur.

Problematika e ndarjes së fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre në kufijtë ka nxitur një stuhi kritikash në Amerikë.

Në martën, Kombet e Bashkuara ka bërë thirrje që në mënyrë “të menjëhershme të ndalen ndarjet”.

Kur prokurori i shtetit u pyet nëse ka qenë e nevojshme kjo masë, ai pohoi se bëhet fjalë për masa të nevojshme për t’u ndërmarrë për shkaqe sigurie.

Sipas tij, prindërit e fëmijëve emigrantë që kanë pasur dënime me burg janë ndarë.

"Nuk është synim unë që të ndajmë fëmijët nga prindërit e tyre, po mendoj se është shumë e qartë që legjitimiteti i atyre personave që vijnë ilegalisht nëpër kufijtë nuk u lejon që ti lëmë tani për tani bashkë”, ka thënë prokurori, raporton BBC.

Ai ka paralajmëruar që të gjithë ata që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht dhe kanë moshë madhore rrezikojnë burgun dhe do të ndahen nga fëmijët e tyre që dërgohen për strehim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat