Vullkani në Guatemala, Agjensia e Emergjencave dështoi në paralajmërimin e banorëve

Amerika

Vullkani në Guatemala, Agjensia e Emergjencave dështoi në paralajmërimin e banorëve

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 07:56
Ilustrim

Politikanët e opozitës në Guatemala duan shkarkimin e kreut të Agjensisë së Emergjencave, Conred.

Ata thonë se Conred dështoi në paralajmërimin e popullsisë për shpërthimin e vullkanit Fuego, shkruan BBC.

Një figurë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet ta hetojë rastin si një 'neglizhencë kriminale'.

Nëntëdhjetë e nëntë njerëz dihen si të vdekur që të Dielën dhe shumë të tjerë nuk dihet ku janë.

Fshatrat përreth u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta, pas shpërthimit të Fuegos.

Shpërthime të vogla pasuese, temperaturat e larta të shkëmbit dhe copat e baltës kanë vështirësuar shumë punën kërkimore të skuadrave të shpëtimit.

Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës dhe më shumë se 3 mijë  vetë janë evakuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat