Republikanët në Kongres përpiqen të shmangin luftën për imigracionin

Amerika

Republikanët në Kongres përpiqen të shmangin luftën për imigracionin

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 21:21
SHBA

Udhëheqësi republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u përpoqën të arrinin një marrëveshje për sigurinë në kufi dhe fatin e imigrantëve të rinj pa dokumenta, të enjten në një takim të minutës së fundit që kishte si synim bashkimin e një partie të ndarë nga çështja e imigracionit. Pa një marrëveshje, një grup republikanësh të moderuar ka gjasa të kenë vota të mjaftueshme për të detyruar një votim për imigracionin, përmes një lëvizjeje të pazakontë proceduriale.

Po flitet shumë, por a do të veprohet?

Por deri tani e vetmja gjë në letër janë firmat e republikanëve të moderuar, shumë nga distrikte konkurruese të Dhomës së Përfaqësuesve, në një peticion që e bën një votim të detyrueshëm për një numër paketash për imigracionin.

Një nga drejtuesit e kësaj përpjekjeje thanë se megjithëse takimi ishte inkurajues, peticioni ishte ende një alternative. Mosmarrëveshja kryesore është ajo për shtetësnë për qindra-mijëra të rinjtë pa dokumenta që janë sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë.

"Në fund të fundit, çështja është tek shtetësia dhe si trajtohet ajo. Kjo ka qenë çështja më e mprehtë që në fillim”.

Republikanët konservatorë e shohin shtetësinë për përfituesit nga DACA si amnisti. Pas takimit, duket se marrëveshja po anonte nga një status ligjor afatshkurtër për 1.8 milionë të rinjtë e përfshirë në planin e imigracionit të propozuar nga Presidenti Trump.

"Mendoj se ideja është që ajo që hidhet në tryezë të përputhet me atë që ka kërkuar Presidenti, që të sigurohet mbështetja e Shtëpisë së Bardhë”.

Plani i Presidentit Trump është i vetmi që ka një shans të kthehet në ligj, argumenton, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.

"Anëtarët e Kongresit po flasin me njëri-tjetrin. Njerëz që kanë nënshkruar peticione që çështja të shtrohet në seancë, njerëz që janë nga e djathta e skajshme e spektrit dhe të gjithë po bëjnë biseda shumë produktive se si të gjejnë një emërues të përbashkët. Dhe ne kemi rënë dakord që katër shtyllat janë një pikë e mirë për t’i pasur si bazë”.

Mes katër shtyllave do të jenë edhe financimi për një mur në kufi dhe reduktimi i imigracionit ligjor. Këto janë pika të vështira për demokratët që po presin të shohin se si do të rrjedhin ngjarjet….

"Kush e di se çfarë drejtimi do të marrë kjo çështje. Ne po shpresojmë shumë për më të mirën. Për një kohë shumë të gjatë Ëndërrimtarët në gjithë vendin, po jetojnë në frikë dhe pasiguri”. Edhe nëse paketa miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, do të ishte vështirë të kalonte në senat, ku një përpjekje për të mirartuar idsa ligje të imigracionit, dështuan para disa muajsh./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat