Trump: Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat

Amerika

Trump: Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 00:07
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi

Pas sulmit që është kryer sot në gazetën amerikane “Capital Gazette”, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se mendimet dhe lutjet e tij janë me viktimat e sulmit dhe familjet e tyre.

"Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka theksuar presidenti Turmp sapo ka është njoftuar për sulmin.

Të shtënat që ndodhën sot në redaksinë e gazetës “Capital Gazette” në Anapolis, kryeqyteti i shtetit të Merilendit në SHBA, shkaktuan vdekjen e pesë personave dhe mbeten shumë të plagosur rëndë, njoftoi policia.

“Në dijeninë tonë ka pesë të vdekur. Ka persona të tjerë që janë të plagosur rëndë”, njoftoi për median Bill Krampf, shefi i përkohshëm i policisë lokale.

Një i dyshuar është arrestuar nga policia, njoftuan gjithashtu autoritetet.

Sipas kanalit televiziv amerikan CBS, bëhet fjalë për një djalë të bardhë rreth 20 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat