Policia amerikane procedon rreth 600 persona, të cilët protestonin para Senatit

Amerika

Policia amerikane procedon rreth 600 persona, të cilët protestonin para Senatit

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 06:19
Protestuesit, kryesisht gra veshur me të bardha, u ulën në dyshemenë e mermertë të ndërtesës së zyrës së Senatit dhe u mbështollën në batanije argjendi metalike, të ngjashme me ato që u ishin dhënë fëmijëve të emigrantëve, të ndarë nga familjet e tyre nga zyrtarët e emigracionit të SHBA-ve.

Rreth 600 protestues u arrestuan gjatë një proteste të zjarrtë para zyrës së Senatit amerikan në Uashington të enjten, ku protestuesit shprehën qëndrimin kundër politikës “zero tolerancë” të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, mbi imigracionin e paligjshëm.

Protestuesit, kryesisht gra veshur me të bardha, u ulën në dyshemenë e mermertë të ndërtesës së zyrës së Senatit dhe u mbështollën në batanije argjendi metalike, të ngjashme me ato që u ishin dhënë fëmijëve të emigrantëve, të ndarë nga familjet e tyre nga zyrtarët e emigracionit të SHBA-ve.

Thirrja e tyre “Thuaje me zë të lartë, thuaje qartë, emigrantët janë të mirëpritur këtu”(Say it loud, say it clear, immigrants are welcome here) bëri jehonë në ndërtesë, duke bërë që gjithë stafi të dalë në dritare për të vëzhguar.

Policia e Capitolit, pasi kërkoi shpërndarjen përmes një paralajmërimi, ndërhyri duke arrestuar rreth 575 njerëz, të cilët u proceduan në vend me akuzën për demonstrimin e paligjshëm dhe u gjobitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat