Trump vlerëson investimin tajavanez në Uiskonsin

Amerika

Trump vlerëson investimin tajavanez në Uiskonsin

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 18:36
Presidenti Trump

Presidenti Trump i quajti 18 muajt e tij të parë në detyrë si një “sukses të madh ekonomik” për vendin dhe bëri thirrje që më shumë kompani të huaja të ndjekin shembullin e firmës elektronike tajvaneze Foxconn për të investuar në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Trump e vlerësoi lart kompaninë tajvaneze gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së saj, në shtetin Uiskonsin, ku kompania Foxconn po investon 10 miliardë dollarë.

Por ndërsa përshëndeti vendimin e kompanisë Foxconn për të investuar në Uiskonsin, presidenti kritikoi planet e një kompanie të njohur amerikane në po të njëjtin shtet, për të lëvizur disa prej veprimtarive të saj jashtë vendit, për shkak të tarifave hakmarrëse evropiane ndaj mallrave amerikane, në përgjigje të tarifave të shpallura nga presidenti Trump ndaj importeve evropiane.

“Harley Davidson, ju lutem prodhoni në Shtetet e Bashkuara motoçikletat tuaja të bukura. Nuk është mendje-mprehtësi. Ata nuk e kuptojnë se taksat janë ulur ndjeshëm. Ende se kuptojnë.”

Fokusi kryesor i Presidentit Trump të enjten ishte vendimi i kompanisë Foxcoon për të prodhduar panele ekranesh të teknologjisë së fundit në shtetin Uiskonsin.

Ky shtet i ka ofruar kompanisë Foxconn 3 miliardë dollarë ulje nga taksat si dhe stimuj të tjerë. Në këmbim, shteti pret që investimi tajvanez të krijojë mijëra vende pune.

Byroja legjislative e atij shteti parashikon se do të duhet një çerek shekulli para se Uiskonsin të mbledhë të ardhura të mjaftueshme nga taksat që do të kompensonin investimin fillestar. Të tjerë kanë ngritur shqetësime rreth ndikimit të fabrikës mbi mjedisin./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat