Largohet ambasadori i SHBA-së, i zhgënjyer me Trumpin

Amerika

Largohet ambasadori i SHBA-së, i zhgënjyer me Trumpin

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 18:37
Ambasadori i SHBA-së në Estoni, James Melville

Ambasadori i SHBA-së në Estoni, James Melville njoftoi se jep dorëheqje, pasi siç deklaroi, është i zhgënjyer me qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj aleatëve evropianë.

Njoftimi vjen përpara mbajtjes së samitit të NATO-s në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, i cili është më i vështiri, pasi presidenti Trump pretendon se Evropa po e shfrytëzon SHBA-në duke mos dhënë kontributin e saj të duhur në mbrojtje.

Ambasada e SHBA-së në Talin njoftoi se diplomati i karrierës do të tërhiqet në fund të korrikut, pas përfundimit të detyrës trevjeçare në Estoni./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat