Sa armë posedojnë qytetarët amerikanë në realitet?

Amerika

Sa armë posedojnë qytetarët amerikanë në realitet?

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 13:54
Ilustrim

Nuk ka të dhëna zyrtare se sa amerikanë posedojnë armë, por sipas vlerësimeve ky numër është rritur me dhjetëra milionë në dekadat e fundit, gjë që e bën Amerikën të ketë armë shumë më shumë për kokë banori se sa pjesa tjetër e botës sot.

Raporti i Armëve të Vogla të qershorit 2018 vlerëson se në Amerikë qytetarët kanë 393 milionë armë, të ligjshëm dhe të paregjistruara, ndërsa numri i përgjithshëm i armëve në duart e civilëve në botë është 857 milionë.

Kur hera e fundit që organizata zvicerane doli me të dhëna, ky numër ishte dukshëm më i ulët në vitin 2007. Në Amerikë, 270 milionë copë armë ishin në duart e qytetarëve, dhe në botë 650 milionë.

Raporti tregon jo vetëm rritjen e numrit të armëve në duart e qytetarëve, por edhe pjesëmarrjen e vendit në numrin e përgjithshëm të armëve në botë - nga 42 për qind, një dekadë më parë, në 46 për qind sot.

Autori i raportit, Eron Krap, thotë se qytetarët amerikanë me blerjen e armëve kanë ndikimin më të madh në rritjen e armëve në botë.

Në Amerikë dhe botë, më shumë njerëz janë vrarë nga revolet sesa nga ndonjë armë tjetër. Por, për shkak se kushton më lirë, prodhohet në sasi të mëdha dhe nuk është e rregulluar rreptë në krahasim me armët e tjera, kjo lloj arme është e vështirë të gjurmohet.

Në SHBA, numri i saktë i arsenali të armëve civile është i pamundur të dihet: ligjet federale që NRA ka përzgjedhur mbrojnë nga krijimi i një regjistri të centralizuar të armëve private, pasi  

Zyra për alkoolin, duhanin, armët dhe eksplozivët, e cila rregullon shitjen e armëve, ballafaqohet me kufizime serioze kur bëhet fjalë për digjitalizimin e të dhënave për transaksionet e armëve.

Për këtë arsye, ekspertët duhet të bëjnë vlerësime duke përdorur të dhëna dhe metodologji të ndryshme, gjë që çon në përfundime shumë të ndryshme.

Në botën e kulturës së armëve amerikane, shifrat janë edhe më të mëdha. Disa aktivistë të motivuar ideologjikisht pohojnë se amerikanët kanë deri në 600 milionë armë.

Ajo që më tepër komplikon vlerësimet është paaftësia për të numëruar armët që nuk janë më në përdorim. Hulumtimi i NF, mendon se 1% e armëve nuk përdoren më dhe zhduken nga tregu.

Por Deborah Azrael nga Harvard, e cila është bashkautorë e studimit, thotë se ky numër mund të jetë më i vogël.

"Askush nuk e di se sa armë pushojnë të përdoren gjatë një viti", thotë ajo.

Njohja e numrit të saktë të armëve në mesin e civilëve nuk është vetëm një interes akademik. Kjo gjithashtu ndikon në policinë dhe sigurinë publike, pasi regjistri e bën më të lehtë ndjekjen e armëve të përdorura për veprimtari kriminale, të cilat do të lejonin njerëzit që kanë humbur të drejtën për të poseduar ligjërisht armën dhe për ta larguar atë.

Ndryshe, në SHBA, këto vlerësime kanë implikime politike, pasi ekziston një debat i vazhdueshëm rreth asaj se sa e lehtë apo e vështirë është të merren armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat