Prindërit në rajon, bebet në gjykata - Bota Sot
Prindërit në rajon, bebet në gjykata

Amerika

E premte, 16 nëntor 2018

Prindërit në rajon, bebet në gjykata

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 23:47
Autoritetet amerikane urdhëruan kryerjen e testeve të ADN-së për mbi 3.000 fëmijë emigrantë, në përpjekje për të bashkuar familjet që janë ndarë në kufirin e SHBA-ve me Meksikën.

Ndarja e fëmijëve nga prindërit emigrantë, në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës ka bërë që emigrantët e vegjël të dalin përpara gjykatave amerikane gjatë seancave të ribashkimit me prindërit e tyre, ndërkohë që këta të fundit janë të ndaluar nga policia.

Avokatja Pamela Florian thotë për BBC se politika e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufi ka shtuar shumë numrin e klientëve të vegjël.

“Po merremi me fëmijë, po merremi me bebe”, deklaron Florian.

Në Twitter, avokatët e fëmijëve kanë ndarë eksperiencat e tyre gjatë përfaqësimit të klientëve që nuk arrijnë dot të shpjegojnë as situatën e tyre, e jo më t’i futen procedurave ligjore. Laura Barrera thotë: “Klientja ime 5-vjeçare nuk di të më thotë se nga e ka origjinën. Ja paraqesim çështjen e saj me vizatime. Ajo na kthen përgjigje me vizatime akulloreje dhe zemrash”.

Maite Garcia aktualisht përfaqëson dy fëmijë meksikanë 6 dhe 4 vjeç, nëna e të cilëve po mbahet në polici, në pritje të azilit. “E madhja është e verbër, i vogli nuk flet nga trauma. Pas shumë takimesh, vajza më tha që ka frikë të kthehet në atdheun e saj nga dhuna. Ajo thotë se atje ndodhin gjëra të këqija”.

Autoritetet amerikane urdhëruan kryerjen e testeve të ADN-së për mbi 3.000 fëmijë emigrantë, në përpjekje për të bashkuar familjet që janë ndarë në kufirin e SHBA-ve me Meksikën.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar tha se testet ishin të nevojshme për të respektuar afatin e vendosur nga gjykata për të bashkuar familjet, pasi metodat e zakonshme janë tepër të ngadalta.

Azar, agjencia e të cilit mbikëqyr qendrat e ndalimit të emigrantëve, tha se rreth 100 prej fëmijëve janë nën 5 vjeç. Javët e fundit, mijëra fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, të cilët u arrestuan pasi kaluan ilegalisht kufirin amerikan.

Fëmijët u mbyllën në qendra pritjeje dhe kjo politikë u sulmua shumë ashpër, derisa një gjykatë amerikane vendosi se agjencia e Shëndetësisë ka kohë deri më 10 korrik që të bashkojë fëmijët nën 4 vjeç me familjet, e deri më 26 korrik për ata nga 4 deri 17 vjeç.

Por, kritikat për planin e qeverisë nuk kanë munguar. Grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut thonë se politika e “tolerancës zero” ndaj emigracionit nisi në mënyrë kaotike, duke ndarë fëmijët nga familjet, e tashmë po vijon po në të njëjtën mënyrë.

Ata thonë se është e qartë që autoritetet nuk kanë asnjë ide si të bashkojnë fëmijët me prindërit e tyre. Po ashtu është kritikuar dhe testi i ADN-së, pasi janë ngritur dyshime se qeveria mund ta përdorë atë më vonë për të gjurmuar emigrantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test