Po festonte përvjetorin e martesës, vritet në Meksikë - Bota Sot
Po festonte përvjetorin e martesës, vritet në Meksikë

Amerika

E diel, 18 nëntor 2018

Po festonte përvjetorin e martesës, vritet në Meksikë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 08:22
Tatiana Mirutenko me burrin e saj

Një grua amerikane u qëllua për vdekje në Meksikë, përderisa gjendej aty me burrin e saj për ta festuar përvjetorin e parë të martesës.

Tatiana Mirutenko, 27 vjeçare, ishte duke u larguar nga restoranti, së bashku me burrin dhe miqtë e saj, në momentin që u qëllua dhe mbeti e vdekur.

Zyrtarët meksikanë kanë thënë se dy burrat që gjuajtën nga motoçikleta kishin për qëllim që ta vrisnin një roje të një lokalit afër. 46 vjeçari për të cilin plumbat ishin të menduar, shpëtoi nga të shtënat.

Institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdimisht lëshojnë vërejtje që të ketë kujdes gjatë udhëtimeve në Meksikë, dhe në fakt ata sygjerojnë vetëm pesë sosh. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test