Trump shqyrton t'ua heqë autorizimin formal ish-zyrtarëve të Obamës

Amerika

Trump shqyrton t'ua heqë autorizimin formal ish-zyrtarëve të Obamës

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 10:18
Ish-zyrtarët e Obamës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke shqyrtuar t'ua heqë autorizimin formal gjashtë ish-zyrtarëve të inteligjencës dhe të sundimit të ligjit, të cilët kritikojnë shpesh presidentin, tha Shtëpia e Bardhë.

Të gjashtit i përkasin administratës së ish-presidentit Barack Obama dhe përfshijnë: ish-drejtorin e CIA-s, John Brennan, ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, ish-drejtoin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Michael Hayden, ish-këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Susan Rice, dhe ish-zëvendësdrejtorin e FBI-së, Andrew McCabe.

Brennan ka kritikuar ashpër takimin e Trumpit me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar, duke e cilësuar konferencën e tyre të përbashkët për media si "asgjë më pak se tradhti".

Kjo, pasi Trump ka hedhur dyshime mbi konstatimet e agjencive amerikane të inteligjencës se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, dhe ka pranuar mohimin e Putinit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se Trump është duke shqyrtuar mekanizmat për t'iu hequr autorizimin të gjashtë zyrtarëve.

Ajo tha se ish-zyrtarët kanë bërë akuza të pabaza për kontakte të papërshtatshme me Rusinë.

Autorizimi zyrtar është një status që u mundëson individëve qasje në informacione të klasifikuara.

Reagimi i Trumpit ndaj kritikëve është njëjt

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat